LAJMI I FUNDIT:

Në vetëm pesë ditë u raportuan më shumë se një milion raste me COVID-19 në botë

Në vetëm pesë ditë u raportuan më shumë se një milion raste me COVID-19 në botë

Numri i rasteve nga coronavirusi në botë u rrit në më shumë se një milion për vetëm pesë ditë, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokpins.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e përgjithshme e rasteve në nivel global u rrit në 13.1 milionë, sakaq rreth 1 milion të infektuar u raportuan nga data 8 deri më 13 korrik.


Disa vende që u goditën në fillim nga coronavirusi kanë arritur të parandalojnë sëmundjen deri në një farë mase, megjithëse numri i rasteve në nivel global është përshpejtuar në mënyrë të dukshme.

Pandemia e COVID-19 ka lënë të vdekur rreth 573 mijë persona në të gjithë botën, sipas të dhënave zyrtare.

Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet secilën herë e më shumë, nëse vendet nuk i zbatojnë masat parandaluese. /Telegrafi/