LAJMI I FUNDIT:

Në veri mund të votohet edhe me letërnjoftime të Serbisë

Në veri mund të votohet edhe me letërnjoftime të Serbisë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka deklaruar se të dielën do t’i kenë 220 përfaqësues nga ky mision në komunat veriore të Kosovës. Sipas tij, sipas udhëzimeve të KQZ-së qytetarët e veriut do të mundë të votojnë edhe me letërnjoftim të vlefshëm të Serbisë

Fakti që Kosova ka më shumë votues sesa banorë është pasojë e mospastrimit të regjistrit civil, me ç’rast as lista e votuesve nuk mund të ndryshohet pa u ndryshuar regjistri.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, duke shtuar se ka gjithmonë rrezik për parregullsi në proces nëse të vdekurit figurojnë në listën e votuesve.


Ambasadori Braathu ka bërë të ditur se edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, i kanë bërë dy rekomandime për institucionet e Kosovës: të bëhet përpjekje e madhe që të hiqen personat e vdekur nga regjistri civil dhe më pas edhe nga lista e votuesve, si dhe të ekzistojë një sistem i unifikuar i adresave në Kosovë.

Misioni i OSBE-së në zgjedhjet lokale të së dielës do t’i dërgojë 220 përfaqësues në komunat veriore të Kosovës, të cilët do t’i ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale.

Sa i përket mundësisë së serbëve të veriut të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të votojnë me dokumente të Serbisë ambasadori Braathu  ka thënë se sipas udhëzimeve të KQZ-së një gjë e tillë është e mundur.

“Ne ndjekim udhëzimet e KQZ-së dhe kjo e fundit ka marrë një vendim për të ndjekur Ligjin Zgjedhor. Në Ligjin Zgjedhor ka një listë të dokumenteve të pranuara: letërnjoftimet e vlefshme, që do të thotë, edhe para dialogut të Brukselit por që është rikonfirmuar edhe në dialogun e Brukselit, identitete të vlefshme serbe, patentën e shoferit. Është e shkruar qartë ashtu”, ka thënë Braathu. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori