“Politizimet rreth atij flamuri janë të panevojshme. Shqetësimet mund të arsyetohen vetëm nëse është fjala për ruajtjen e asaj dëshmie që është e shkruar në të, asgjë më shumë. Përdorimi i flamurit shqiptar, nëse bash dëshirohet të përdorët aty ku përdoret flamuri i shtetit saudit, nuk është i gabueshëm, përkundrazi është i pëlqyeshëm. Ngurrimi që të mos përdoret flamuri kombëtar shqiptar mbi arkivole, xhami apo vende dhe evinemente tjera me arsyetimin se në te figuron shqiponja, është marrëzi, injorancë, prej disave dyftyrësi e nga disa edhe interes i ngushtë, mbase shumë i budallakaftë...! Në lidhje me këtë, mendoj se duhet të ketë ligj dhe rregullore, por jo që secili sipas shijes së tij të jep fetfa...!”, thotë Bajrami.

Ditë më parë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë: “Mos i varrosni të vdekurit me flamuj arab. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të varrosemi me flamur shqiptar”! /Telegrafi/