Pos që mbrojnë nga dielli, këta aksesorë i japin shije të veçantë stilit tuaj, duke e bërë më mashkullor

Detaj i pashmangshëm i cili do ta plotësojë imazhin tuaj këtë verë është kapela, apo versioni i saj i stilizuar – kapuçi me kind të lëshuar, pikërisht ashtu çfarë keni bartur në fëmijëri, transmeton Telegrafi.

Pos që mbrojnë nga dielli, këta aksesorë i japin shije të veçantë stilit tuaj, duke e bërë më mashkullor.

Femrat nuk mund e të mos vërejnë kalimthi pjesëtarët e gjinisë mashkullore me kapele në kokë, të cilët përnjëherë asociojnë në kauboj nga filmat western.

Kur tashmë në atë mënyrë tërhiqni vërejtjen e të tjerëve, përpiquni që të tregoheni në dritën më të mirë, përkatësisht gjeni modelin dhe ngjyrën e cila ju rri më së miri.

Te kapelat hit i pashmangshëm është kombinimi teget-bardhë, ndërkaq stilistët këtë verë tërheqin vërejtjen edhe në ato ngjyra rëre, si edhe në të gjitha nuancat midis së gështenjtës dhe ullirit. /Telegrafi/