LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë mbahet olimpiada rajonale e matematikës

Në Tetovë mbahet olimpiada rajonale e matematikës

Për të 22 herë me rradhë në Tetovë nën organizimin të klubit “Paskal” përmes revistës “Plus” është mbajtur olimpiada rajonale e Matematikës ku kanë marrë pjesë rreth 200 nxënës nga klasat e pesta deri në të tetat, nga shkollat fillore të komunës së Tetovës, por edhe nga shkollat e komunave rurale, gjegjësisht të rajonit të Tetovës.

Sipas Nexhat Kasës nga revista “Plus” në finalen e olimpiadës mbarëkombëtare që do të mbahet në Gjilan të Kosovës do të marrin pjesë nxënës nga klasat e teta dhe të nëntat.

Organizimi i olimpiadës rajonale të Matematikës edhe këtë vit ka gjetur mbështetjen e sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës, falë partneritetit dhe bashkëpunimit që klubi i matematicientëve “Paskal” ndër vite ka pasur me Komunën e Tetovës, për aktivitetet e ndryshme që janë organizuar, përcjellë Televizioni Koha.


Në olimpiadën rajonale të Matematikës pjesëmarrës që është mbajtur sot në ambientet e fakultetit të shkencave matematiko natyrore pranë Universitetit të Tetovës të pranishëm kanë qenë edhe disa mysafir nga Gjilani i Kosovës.

Ndryshe olimpiada rajonale e matematikësnë Tetovë i paraprinë olimpiadës mbarëkombëtare që këtë vit do të mbahet në Gjilan, nga data 19,20 dhe 21 Maj në të cilën do të marrin pjesë nxënësit më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori