Janë 41 fëmijë kosovarë që u lindën në zonat e konfliktit në Siri e Irak, nga viti 2012 e deri më sot. Një prej tyre ka gjetur vdekjen atje. Krahas tyre, edhe 58 fëmijë tjerë nga Kosova kanë hyrë në ato zona, nga ku vetëm tre prej tyre janë kthyer në Kosovë.
Në përgjithësi janë 95 fëmijë kosovarë që sot gjenden në Siri dhe zonat përreth. Totali i qytetareve kosovarë në Siri e Irak gjatë këtyre 5 viteve ka arritur në 403 persona, 74 janë vrarë apo kanë vdekur në rrethana tjera, 133 janë kthyer në Kosovë, ndërsa 196 prej tyre ndodhen ende. Janë siguruar statistikat e pjesëmarrjes së qytetarëve kosovarë në Siri prej vitit 2012 deri më tash.
Që nga viti 2012 kur edhe u shënuan rastet e para të bashkimit të qytetarëve kosovarë në konfliktin në Siri dhe Irak kanë marr pjesë gjithsej 403 kosovarë. Këto janë të dhënat e fundit që Gazeta Express ka siguruar nga organet e sigurisë së Kosovës.
Bazuar në këto të dhëna, shkuarja në këto zona ka përfunduar tragjikisht për 72 meshkuj kosovarë të cilët përfunduan të vrarë në frontet e luftës. Numri i më i madh i luftëtarëve kosovarë të vrarë është shënuar së fundi kur edhe u intensifikuan sulmet e aleatëve ndërkombëtar në qytetet e kontrolluara nga ISIS. Nga sulmet me “drone” të forcave amerikane u vranë edhe krerët e luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik. Gjatë vitit 2017 bashkë me Lavdrim Muhaxherin, u vranë edhe 10 luftëtar tjerë kosovarë. Por, statistikat flasin se edhe 60 luftëtarë të tij kosovarë që ende gjenden në zonat e konfliktit.
Vitet 2013 dhe 2014 shënuan shkuarjet më të mëdha të qytetarëve kosovarë në këto luftëra. Vetëm në vitin 2013, 119 persona nga Kosova morën rrugën për në Siri, ndërkohë që ky numër u rrit një vit më pas, kur vetëm në vitin 2014 shkuan 135 persona. Po në këto dy vite pati më së shumti kthyerje nga atje. 40 qytetar të Kosovës u kthyen në vitin 2013, ndërsa 57 në vitin 2014. Pikërisht në këto vite ndodhën edhe arrestimet më të mëdha të luftëtarëve kosovar nga organet vendore të rendit. Ata u arrestuan me të hyrë në Kosovë, pasi kështu parashihte Ligji për për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit i cili hyri në fuqi në vitin 2015. Që nga viti 2012 autoritetet kosovare kanë arrestuar 123 meshkuj të cilët në kohëra të ndryshme deri më tani janë kthyer në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, 49 femra u janë bashkuar të afërmeve ose burrave të tyre atje, duke marr me vete edhe fëmijët e tyre të lindur në Kosovë. Autoritetet kosovare nuk kanë informacione nëse ndonjë prej këtyre femrave nga Kosova kanë marr pjesë drejtpërdrejt në luftë. Vetëm një grua është shënuar se ka vdekur atje, nga shkaqet natyrore. Po ashtu, edhe një fëmijë i lindur në Siri ka vdekur nga po këto shkaqe.
Alarmant është numri i fëmijëve kosovarë që gjenden brenda territorit të Sirisë, i cili është dyfish më i madh se i grave kosovare atje. 95 fëmijë kosovarë ende gjenden në Siri. 58 janë fëmijë që kanë shkuar atje me nënat e tyre, kurse 41 të tjerë janë fëmijë që kanë lindur atje, nga prindër kosovarë.
Ndryshe nga kosovarët meshkuj, pak gra dhe fëmijë deri më tash janë kthyer në Kosovë. Sipas statistikave të organeve të hetuesisë, vetëm tre fëmijë dhe 7 gra kanë mbërritur në Kosovë.
Të dhënat flasin se ka mbetur vetëm në tentativë shkuarja në Siri e 41 kosovarëve që nga viti 2012 e deri më tani. Prej tyre 30 meshkuj, 9 femra dhe 2 fëmijë. Vetëm gjatë këtij viti 3 kosovarë kanë tentuar të shkojnë atje, por pa sukses.
Ndonëse ushtria siriane në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar, tashmë kanë marr kontrollin në shumicën e territoreve siriane, ende nuk ka informata zyrtare se çfarë ka ndodhur me fatin e 196 qytetarëve Kosovë atje, shumica prej të cilëve civil, gra dhe fëmijë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten ka shfaqur gatishmërinë që Kosova t’i riatdhesojë kosovarët, që janë rekrutuar dhe kanë shkuar në luftërat në Siri dhe Irak, krahas organizatave terroriste, ndonëse nuk ka përmendur masat ligjore që i parasheh ligji për ata, nëse kthehen në Kosovë. /Express/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj