LAJMI I FUNDIT:

Në shtator në Komunën Qendër janë mbledhur 30 tonë mbeturina

Në shtator në Komunën Qendër janë mbledhur 30 tonë mbeturina

Përpjekjet për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm po realizohen me veprimet e shërbimit të higjienës në qendër të qytetit, të cilat vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Deponitë ilegale pastrohen dhe mbeturinat e mëdha grumbullohen në të gjitha pjesët e Komunës së Qendrës.


Për muajin e kaluar, përveç mirëmbajtjes së rregullt të higjienës së komunës, shërbimi higjienës ka pastruar plotësisht dhe asgjësuar 10 deponi ilegale dhe ka mbledhur gjithsej 30 tonë mbeturina.

“Komuna e Qendër dhe kryetari Sasha Bogdanoviq u bëri thirrje të gjithë banorëve dhe qytetarëve që kalojnë përmes komunës që të lënë mbeturinat e tyre në vendet e caktuara për atë qëllim, sepse nga një mjedis i pastër dhe një mjedis i shëndetshëm përfitojmë të gjithë ne”, thonë nga Komuna Qendër./Telegrafi/