LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u protestua për ndalimin e importit të mbeturinave të rrezikshme

Në Shkup u protestua për ndalimin e importit të mbeturinave të rrezikshme

Para Kuvendit sot u zhvilluar një protestë nën organizimin e “Të premte për të ardhmen e Shkupit”, përkrahësit e së cilës po kërkojnë që të votohet ligj që ndalon importin e mbeturinave të rrezikshme para shpërbërjes së Kuvendit.

Protestuesit thonë se duan të bëjnë presion mbi Kuvendin për të miratuar ligjin. Ata thonë se nuk do të heshtin derisa të zgjidhet situata e mbeturinave dhe theksojnë se nevojiten veprime konkrete për të ulur ndjeshëm ndotjen e ajrit.


Disa protestues thanë se ndotja po shtohet me përdorimin e karburanteve të përpunuara nga mbeturinat e ricikluara të importuara.

Ata paraqitën kërkesë për një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me qëllim që të shpjegojnë pse vonohet miratimi i këtij ligji./Telegrafi/