LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA fillojnë hetimet mbi vdekjen e mjekut që mori vaksinën e coronavirusit

Në SHBA fillojnë hetimet mbi vdekjen e mjekut që mori vaksinën e coronavirusit

Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Miami-Dade po heton vdekjen e një mjeku disa javë pasi ai mori një vaksinë kundër COVID-19, sipas Darren Caprara, drejtori i operacioneve në zyrën e ekzaminuesit mjekësor.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Caprara tha se zyra e tij po punon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të hetuar vdekjen e Dr. Gregory Michael.


Vdekja e tij nuk ka qenë e lidhur përfundimisht me vaksinën, por kjo është ndër mundësitë që po eksplorohen, shtoi Caprara.

Po sipas CNN, CDC e konfirmoi këtë dhe tha se “është në dijeni të një vdekje të raportuar në Florida të një individi që mori vaksinën për COVID-19 të Pfizer-BioNTech rreth dy javë para se të vdiste”, tha një zëdhënëse me e-mail të mërkurën mbrëma.

Sipas faqes në internet të Michael, ai ishte një obstetër/gjinekolog “në një ordinancë private në Mount Sinai Medical Center në Miami Beach për 15 vitet e fundit”.

Ai ishte 56 vjeç, sipas të dhënave publike.

Caprara tha se Michael mori një vaksinë rreth 19 dhjetorit dhe vdiq “rreth 3 janarit”.

Një autopsi u krye të martën, tha Caprara, me shkakun e vdekjes në pritje të përfundimit të studimeve nga ekzaminuesi mjekësor dhe agjencitë partnere.

Pfizer gjithashtu tha se po hetonte.

“Pfizer dhe BioNTech janë të vetëdijshëm për vdekjen e një profesionisti të kujdesit shëndetësor gjashtëmbëdhjetë ditë pas marrjes së dozës së parë” të vaksinës, tha Pfizer në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori