Ekipi vendas luajti më mirë në gjysmën e parë të sfidës, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan. Pas një harkimi të Ignazio Abates, Stephan El Shaarawy i pamarkuar shënoi me kokë për epërsinë e Rossonerëve (15’).


Gjatë pjesës së parë, të dyja skuadrat e goditën shtyllën nga një herë. Mario Balotelli për italianët dhe Adam Maher për holandezët.

balopsv

Milani e filloi me aksione pjesën e dytë me Balotellin që krijoi dy mundësi të mira për El Shaarawyn, i cili nuk reagoi si duhet dhe kjo iu hakmor. PSV barazoi.

Jeffrey Bruma dërgoi një goditje nga distanca, të cilën Abbiati e mbrojti, por topi shkoi drejt Tim Matavz, i cili e futi në rrjet (60’).

Milani duhet të jetë i kënaqur me rezultatin kur kihet parasysh se ndeshja e kthimit zhvillohet në San Siro.

psvboa

Nga ndeshjet tjera të ‘play-offit’, klubi që eliminoi Skënderbeun, Shakhter Karagandy, e ka befasuar Celticun duke e mposhtur me rezultat 2-0, ashtu që është favorit për t’u kualifikuar në fazën grupore.

Real Sociedadi është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në fazën grupore, pasi regjistroi fitore prej 2-0 si mysafir i Lyonit.

Në pozitë super të mirë është Zenit Petersburgu që fitoi me rezultat 4-1 në shtëpi të Pacos de Ferreira.

Ekipi çek Viktoria Plzen ka shënuar fitore prej 3-1 në shtëpi, përballë sllovenëve të Mariborit. /Telegrafi/

telegrafi sport app