Poezi nga: Mohsen Mohamed
Përktheu: Fadil Bajraj
Në këtë rrugë me uniformë të kaltër
kam ecur,
dhe në atë rrugë atje,
më morën.
Në atë rrugë,
qesha deri sa qava,
butësia më shitoi – më trullosi.
Në atë rrugë,
pashë shtëpinë,
si një çast i regjistruar,
i mbërthyer në përsëritje,
derisa vrapon në asfalt.
Furgoni
njëfarë kanceri
që gërryen rrugët.
Qyteti është trup,
i mbytur në gjumë,
që papritmas përmban
një burg në rrota.
Nëse të ndodh të udhëtosh me të,
do t’i kuptosh
të gjitha sferat e jetës
rreth e rrotull.
Një arritje e pabesueshme në vetvete
sall sikur ti ta dije.
Ose nëse ndonjëherë vozitesh
në autostradën ndërkombëtare për në Natroun,
do të shohësh kuriozitete,
njerëz, do të dëgjosh tinguj,
gjatë gjithë kohës, ti je i huaj –
i pa zë, i padukshëm,
duke bërtitur si të vdekurit.
Ama askush s’do të të dëgjoj
që nga tash e deri në ditën e kiametit.
Nëse e sheh shtëpinë tënde përmes rrjetës së telit,
largoje shikimin.
Syri yt nuk është asgjë më shumë se një kujtim,
si një çast i regjistruar,
i mbërthyer në përsëritje,
derisa vrapon në asfalt.
Në këtë rrugë me uniformë të kaltër
kam ecur,
dhe në atë rrugë atje,
më morën.
Rrugët njashtu si kujtimet janë të mjegullta.
Brenda sekondave,
ato formësojnë gjërat që ke harruar,
ato tremben
me diçka që kujtesa e ka fshirë.
Unë dhe ndjenjat e mia
dërrmuam njëri-tjetrin
kur e njoha nga oborri,
shtëpinë e të dashurve të mi,
në një rrugë
të njohur për mua sall nga era e saj,
duart e mia të lidhura pas meje,
sytë e mi të lidhur.
Në këtë rrugë
unë shkova
në këtë rrugë
unë erdha.
Në këtë rrugë
kam ëndërruar dhe kam gjakuar,
dhe aq shpesh në këtë rrugë
kam qarkuar,
ama bash kurrën e kurrës
nuk arrita.
Në këtë rrugë,
tash,
unë eci vetëm.
Dhe me keqardhje thërras:
“Sikur miqtë tanë të mund të qëndronin bashkë me mua
këtu në këtë asfalt.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker