Lazio barazoi ndaj Cagliarit me rezultat 2-2 në Serie A.

Goli i barazimit për skuadrën nga kryeqyteti italian u shënua nga Ciro Immobile në minutën e 95-të.


Ciro Immobile Lazio Cagliari (Foto: Getty Images)

Italiani shënoi me thembër, pa shikuar fare portën dhe atë nga një distancë e konsiderueshme arriti të parabolojë portierin.

Se ky gol do të jetë kandidat për më të mirin e sezonit 2017/18 në Serie A nuk ka diskutim, por deri më tani është favorit për të qenë më i miri.

DYBou VWAAAcHle - Foto: Getty Images

Immobile deri më tani ka shënuar 24 gola në Serie A dhe ka dhuruar tetë asistime.

Ndeshja e ardhshme e Lazios është ndaj Bolognas.

Vlen të theksohet se sulmuesi 28 vjeçar ka shënuar edhe gjashtë gola tjerë në Ligën e Evropës dhe dy në Kupën e Italisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app