Këto ditë përfundoi kthimi i bagëtisë të imët nga kullosat verore nga malet e Dibrës. Afro 30 mijë krerë dhen kanë zbritur nga malet e Stogovës, Bistrës, Korabit dhe maleve të tjera në pjesën më perëndimore të vendit. Blegtorët dibran thonë se pa probleme këtë dimër dhentë do të vendosin në pjesët e ulëta siç janë Pellagonia, në pjesën e Vardarit por edhe në periferinë e Dibrës dhe Zhupës. Por është shqetësues fakti se edhe këtë vit ka një ulje të numrit të blegtorëve si dhe të bagëtisë së imët në rajonin tonë.
Në komunën e Dibrës po ulet numri i blegtorëve dibran dhe të rajonit që drejtpërdrejt kuptohet edhe ulja e numrit të bagëtisë së imët. Vetëm gjatë këtij viti katër blegtor të dalluar kanë braktisur blegtorinë që normalisht ka të bëj edhe me uljen e numrit të kopeve të dhenve, thonë përfaqësuesit e shoqatës së blegtorëve dibran dhe shtojnë se edhe ata që janë duke u marrë me blegtori ballafaqohen më shumë probleme të cilët detyrojnë fermerët të përballen me mbijetesën e fermave të tyre. Kryetari i shoqatës së blegtorëve dibran “Dashi”, Skënder Ame informoi se blegtoria ballafaqohet me shumë probleme, aktualisht ka afro 30 mijë dhen në rajonin e Dibrës, ose afro 10 mijë më pak në krahasim me vitet e kaluar. “Mungesa e punëtorëve siç janë barinjtë, dhe punëtorët e tjerë, vonesa e subvencioneve si dhe shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët janë disa nga arsyet që i detyrojnë fermerët të braktisin blegtorinë. Vetëm katër fermer të njohur këtë vit tërësisht u larguan nga blegtoria duke i shitur kopetë e dhenve që normalisht dhe ulet dhe numri i dhenve për 20 deri më 30 për qind nga viti i kaluar”, thotë blegtori Skënder Ame dhe shton se edhe ata që po merren me blegtori me vështirësi po përballen me mungesën e punëtorëve, me vonesën e subvencioneve dhe probleme të tjera.
Ulja e numrit të kopeve në rajonin e Dibrës ndjehet edhe në uljen e prodhimtarisë së djathit të njohur dibran, por problem me plasmanin nuk ka, meqë bëhet fjalë për një prodhim të një kualiteti të lartë. Këto ditë djathi i bardh tradicional dibran menjëherë u shit në treg si atë të Dibër ashtu edhe në Shkup, pasi që njihet për nga kualiteti i saj. Çmimi i një kilogram djathë i bardh në Dibër u shit me çmim më të lart në krahasim të vitit të kaluar kur ishte 270 denar për kilogram, ndërsa këtë vit çmimi arriti në 350 denar e sipër. Ndërsa në Shkup një kilogram i djathit që shitën blegtorët dibran arriti deri në 450 denar. Por, ulja e prodhimtarisë ndikon në aspektin financiar tek fermerët dibran.
Pjesa më perëndimore e vendit ka kullosa të shumta malore të cilat janë të pastra ekologjikisht dhe kanë një vegjetacion të bujshëm duke marr parasysh se malet posedojnë edhe ujëra të pastra. Në analizat që bën shoqata “Dashi”, thuhet se ky rajon ka mundësi të ketë më së paku dy here më shumë krerë dhen. Vegjetacioni i pasur, ajri, në malet Korab, Stogovë, Bistër etj, garantojnë një zhvillim më dinamik të blegtorisë por vet fakti që ka problem të shumta kërkon sipas blegtorëve dibran një përkrahje më të madhe për fermerët lokal nga pushteti qendror. Në këtë drejtim sidomos ka nevojë për një rritje të subvencioneve pa të cilët sipas burimeve të njëjta do të vazhdon ulja e numrit të krerëve të bagëtisë së imët në Dibër dhe rajon. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Konventa e Partisë së Lirisë, Meta: Pas këtij forumi do të kemi një parti tjetër, Kryemadhin s’e kam larguar
“Gladiatore me taka”, Kryemadhi: Familja më e rëndësishme se politika
Banka Popullore ka ndarë “Çmimin Vjetor për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2024”
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë