LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të vaksinave, Qeveria nën presionin e opozitës dhe opinionit publik

Në pritje të vaksinave, Qeveria nën presionin e opozitës dhe opinionit publik

Kosova në pritje të vaksinave të aleancës COVAX, derisa ende mungon ndonjë kontratë me kompanitë që tashmë kanë prodhuar vaksina anti-COVID.

Publikimi i një shkrimi në media  se ministri Arben Vitia ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë me kompaninë e vaksinave Pfizer ka shkaktuar debate të shumta të Kosovë.


Gazetari Vehbi Kajtazi tha në “Debat Plus” se refuzimi i Ministrit të Shëndetësisë për ta nënshkruar atë kontratë ka lënë Kosovën pa vaksinën Pfizer.

Sipas tij me atë nënshkrim sot Kosova do të kishte vaksinat që po nevojiten aq shumë.

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ka thënë se ndërhyrja e Prokurorisë në një media është në shkelje ligjore pasi në Kosovë mbrohen burimet e gazetarëve.

“Gjykata është dashur të vendosë për zbulimin e burimeve të informacioneve. Kjo mund të kishte ndodhur vetëm nëse cenohen jetët e njerëzve e që në këtë rast nuk kishte shanse të ndodhte”, tha Kusari.

Nga ana tjetër gazetari Xhevdet Pozhari thotë se publikimi i informacioneve të tilla konfidenciale ka mundur të rrezikojë jetët e njerëzve.

“Çmimi i vaksinave sigurisht se nuk mund të zbulohet pasi për çdo shtet mund të jetë i ndryshëm”, deklaroi Pozhari.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk është i interesuar për momentin sa kushton çmimi i vaksinave por pse nuk po vijnë vaksinat në Kosovë.

“Unë dua të di nga ministri Vitia pse nuk është nënshkruar kontrata dhe kur mund të vijnë vaksinat në Kosovë. Unë nuk dua të di detaje konfidenciale që mund të dëmtonin procesin e sigurimit të vaksinave.

Astrit Gashi thotë se qeveria ditët e fundit ka dështuar komplet sa i përket komunikimit me publikun.

“Qeveria duhet të japë informata që janë të mundshme për t’u dhënë…Ministri Vitia në konferencën për media ka bërë gabime në komunikim. Ai ishte shumë emocional në atë komunikim me gazetarë. Për fat të keq qeveria e re ende nuk është mësuar se është qeveri. Në qeveri kur je askush më nuk ka mirëkuptim për ty. Qytetari në fund do të kërkojë vaksina. Nuk I intereson a po raporton drejtë apo jo media”, ka deklaruar Gashi.

Veprimtari Bleron Baraliu i cili jeton dhe vepron në Amerikë thotë se zbulimi i dokumenteve konfidenciale mund të sjellë pasoja të mëdha.

“Jashtë Kosovës kontratat konfidenciale merren shumë seriozisht. Pasojat mund të jenë shumë të mëdha nëse shkelet ai konfidencialitet”, deklaroi Baraliu.

Analisti nga Amerika thotë se nuk është e vështirë të sigurohen vaksina nga AstraZeneca me çmim 34 dollarë për një dozë.

“Kjo nuk është e arsyeshme pasi duhet të shikohet edhe kosto e produktit”, tha ndër të tjera Baraliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori