Në pritje të takimit të dytë të partive shqiptare, Besa mohon pjesmarrjen (Video)
Gjatë kësaj jave sërish është paralajmëruar takimi i partive shqiptare, që u iniciua nga BDI, por që morën pjesë vetëm liderët e tre partive që përbëjnë koalicionin Aleanca për Shqiptarët.
Nga BDI nuk japin detaje se kur do të mbahet takimi i ri, ndërsa kanë konfirmuar se ftesat do të jenë për të gjitha partitë shqiptare që fituan mandate deputetësh, përfshirë edhe Lëvizjen BESA dhe PDSH, që nuk morën pjesë në takimin e së shtunës.
Nga koalicioni “Rilindja me Besë” sërish theksuan se nuk kanë interes për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga BDI dhe se nuk duan të takohen me parti që siç thonë i shpërbejnë OBRM-PDUKM-së.
“Rilindje me BESË” nuk mund t’u përgjigjet atyre që, pasi abuzuan me pushtetin dhe vullnetin e shqiptarëve për 15 vite, duke nëpërkëmbur dhe poshtëruar shqiptarët si kurrë më keq, si dhe duke e forcuar deri në këtë masë figurën antishqiptare të Nikolla Gruevskit, i detyruan shqiptarët të votojnë edhe për parti maqedonase” thonë nga koalicioni Rilindje me Besë, njofton Tv21.
Nga PDSH nuk ka asnjë përgjigje se a do të jenë pjesë e këtij formati të takimeve të partive.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se qëllimi i këtij takimi është të hartohet dhe firmoset një memorandum i përbashkët me kërkesat politike të shqiptarëve.
“Të gjitha gjerat do të pasqyrohen në vendimin e përbashkët, sepse presim edhe forcat tjera politike që të na bashkohen për të nënshkruar një memorandum të përbashkët si shqiptar. Dhe ne nuk kemi dashur sot ta bëjmë vetëm forcat politike që jemi takuar, por kemi dashur që t’ju japim edhe një shans, edhe një hapësirë, sepse nevoja është e domosdoshme për të bërë mirë për vendin tonë, për të bërë mirë për shqiptarët”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët presin që ftesën për takimin e radhës ta pranojnë edhe Lëvizja Besa dhe PDSH./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend