Në pritje të Raportit
Në këtë verë patëm rastin të shohim disa ngjarje me ndikim për vendin ani pse ato ndodhën si rrjedhojë e presionit ndërkombëtarë për të provuar funksionimin e këtij shteti të ri.
Përveç ngutisë për të miratuar ligje në këtë periudhë po ashtu u vërejtën edhe disa aksione të ngutshme për gjoja luftimin e krimit të organizuar, dhe e gjithë kjo ndodhi jo për funksionalizimin e shtetit, por më shumë për tu treguar “fuqinë” e shtetit më të ri para arenës ndërkombëtare.
Strategjitë dhe planet e qeverisë aktuale është dëshmuar dhe më herët se nuk kanë qenë afatgjate dhe mirë të hartuara, sikurse edhe aksionet jo të koordinuara mirë, andaj si të tilla nuk kanë qenë efektive në praktikë. Kjo më së shumti dëshmon se akterët kryesor të politikës në pushtet nuk u bënë shumë për interesin e qytetarit, por më shumë punojnë për interesin e tyre individual e partiak, duke i kushtuar kështu një rëndësi të veçantë qëndrueshmërisë së tyre sa më të gjatë në politikë, kjo më së mirë pasqyrohet me servilizmin që ata tregojnë çdo ditë karshi autoriteteve ndërkombëtare, për disa çështje të cilat nga qielli mund të dallohen se shkojnë në dëm të vendit.
Ajo e cila për momentin duket të jetë brengosëse është krijimi i një praktike jo të mirë në vend për miratimin e ligjeve bllok, madje në atë masë sa që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jepet ultimatum nga qeveria për miratimin e këtyre ligjeve. Në të kaluarën e afërt është pa qartë se miratimi i ligjeve si pako nuk ka rezultuar të jetë praktikë e mirë, kjo për faktin se më pastaj të njëjtat ligje janë kthyer për ri plotësim dhe rishqyrtim në kuvend.
Për më tej në Kosovë ekzistojnë shumë ligje të cilat duken shumë të mirë të shkruara, por nuk arrijnë të gjejnë zbatim në praktikë. Kjo ndodh për dy arsye, së pari gjatë hartimit të ligjit nuk ndiqen rregullat dhe procedurat e duhura për hartimin e një ligji dhe së dyti parimi “copy paste” gjatë hartimit – përkthimit të ligjeve është i zbatuar pothuajse në tërësi. Arsyetimi i autoriteteve gjegjëse në vend për këtë nguti në miratimin e ligjeve për gjoja plotësimin e të metave të raportit të fundit të progresit, por a është në dobi të vendit miratimi i shpejtë i këtyre ligjeve dhe sa i jepet kohë e duhur një projektligji për shqyrtim dhe miratim, për më tepër në një vend i cili mëton të jetë sado pak shtet ligjor një gjë e tillë është e papranueshme.
Është shumë e kuptueshme se qeveria dëshiron të ketë një raport sa më të suksesshëm të progresit, besoj një gjë të tillë e dëshirojmë të gjithë, por krahas kësaj harron fare interesin shtetëror, më shumë fokusohet të dëshmohet si qeveri e suksesshme.
Si mund të kemi një raport pozitiv të progresit, përgjigja është fare e thjesht, duke plotësuar të metat e raportit të fundit ose më saktë një raport i suksesshëm mund të vij atëherë kur qeveria njëmend punon për interesin e qytetarit. Pse një gjë të tillë nuk e bënë qeveria gjatë gjithë vitit, por gjithherë duhet të ekzistojë presioni dhe përkujtesa e vazhdueshme ndërkombëtare për riparimin e të metave të këtij raporti, gjegjësisht funksionalizimin e shtetit si subjekt.
Krejt në fund shihet qartë se qeveria aktuale nuk merakoset shumë për interesin e qytetarit sa merakoset për dëgjimin e mesazheve dhe trysnive që vijnë nga autoritetet ndërkombëtare, ani pse ato mund të mos jenë të duhura për vendin, kohën dhe pozitën në të cilën gjendemi tani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin