Pjesëmarrës të festivalit "Mirëdita, dobar dan" u mblodhën të enjten para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të ndezur qirinj në nder të viktimave nga një sulm vdekjeprurës më 3 maj në Beograd të Serbisë.

Në këtë sulm u vranë tetë nxënës dhe një roje.


Festivali, "Mirëdita, dobar dan" që u hap më 4 maj në Prishtinë, synon që audienca e Kosovës të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.

Festivali poashtu synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ngjarja mbahet herë në Prishtinë, e herë në Beograd, ndërsa që nga themelimi i tij në vitin 2014, është shoqëruar me protesta të organizatave dhe partive të djathta në Serbi.

Foto: Arben Hoti/REL

344795964 802835904686897 1140692051167847999 n

344850953 1540547849686793 9051616027800772267 n