LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë deri më sot janë konfirmuar 900 raste me COVID-19, prej tyre 654 janë ende aktive

Në Prishtinë deri më sot janë konfirmuar 900 raste me COVID-19, prej tyre 654 janë ende aktive

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se në kryeqytet nga marsi e deri më sot janë konfirmuar 900 raste me COVID-19, prej tyre 654 janë ende aktive.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat.


“Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë̈ me kujdes të shtuar, në mënyrë̈ që të parandalojmë̈ përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë̈ e kemi obligim që të ruajmë̈ veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 900 raste me #covid19 prej të cilave 654 raste janë ende aktive. Kemi 241 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 5 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina
#shpiPRkrejt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori