LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 9° fair_night

Në Podujevë u mbajt takim informues për planin zhvillimor komunal

Në Podujevë u mbajt takim informues për planin zhvillimor komunal

Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Podujevë organizoi një takim informues me qytetarë për të diskutuar për Planin Zhvillimor Komunal, e ku qëllimi i takimit ishte informimi për rëndësinë e këtij dokumenti strategjik dhe procesi i pasurimit të tij me kontributin e qytetarëve.

Në takimin informues mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili foli për rëndësinë e Planit Zhvillimor Komunal si udhërrëfyes kryesor për zhvillimin e Komunës për 8 vjetët e ardhshëm (2026-2034).

Ai theksoi se ky plan është strategjik i cili do të orientojë investimet dhe projektet në të ardhshem, duke inkurajuar të gjithë të pranishmit të kontribuojnë me sugjerime dhe ide, të cilat mund ta pasurojnë dokumentin dhe të reflektojnë në nevojat e komunitetit.


Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, bëri prezantimin profesional të planit, duke përfshirë edhe aspektet ligjore që e shoqërojnë atë.

Pas prezantimeve, qytetarët pjesëmarrës diskutuan rreth dokumentit, duke ofruar komente dhe sugjerime konstruktive./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kroacia
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Raporti i tyre, krisja e deri te kërkim-falja, Gjesti ia thotë të gjitha Egli Takos

Magazina
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Zelensky fle poshtë pikturës së Kremlinit duke u djegur

Zelensky fle poshtë pikturës së Kremlinit duke u djegur

Evropa
Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin

Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin

Drejtësi
Kalo në kategori