LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë u hap Panairi “Mjalti i Llapit”

Në Podujevë u hap Panairi “Mjalti i Llapit”

Nën organizimin e Komunës së Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve llapjanë, sot në Sheshin e qytetit në Podujevë është hapur Panairi tradicional “Mjalti i Llapit”.

Në praninë e shumë bletarëve dhe qytetarëve, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë hapjen solemne të Panairit “Mjalti i Llapit”, në të cilin prodhimet e tyre të mjaltit i kanë ekspozuar bletarët e trevës së Llapit.

Veliu ka thënë se “tash kur jemi në çerekun e fundit të vitit kalendarik, finalizimin e punëve dhe projekteve po i shënojmë me një ngjarje festive, siç është panairi ‘Mjalti i Llapit’”.


“Bletarë të nderuar, sot bashkërisht po e mbyllim një vit të bereqetshëm për nga rendimenti, por edhe të suksesshëm për nga përkrahja. Pozita gjeografike dhe kushtet klimatike të rajonit të Llapit mundësojnë zhvillim të suksesshëm të bletarisë, e kjo ka ndikuar edhe në orientimin tonë si Komunë për përkrahjen e këtij sektori”, tha ai.

Kryetari Veliu gjithashtu tha se në kuadër të subvencionimeve në bujqësi, viteve të fundit, Komuna i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sektorit të bletarisë, duke mbështetur bletarët me shoqëri bletësh.

“Përkrahjen për bletarët do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Me buxhetin tonë, por edhe në bashkëpunim me donatorët, do ta rrisim mbështetjen për bletarët e vyeshëm llapjanë, duke ndihmuar në rritjen e shoqërive të bletëve dhe mbështetjen në forma tjera”.

“Ky panair, që tashmë është bërë tradicional, është një rast i mirë për ta promovuar mjaltin e trevës tonë, por edhe si një vend takimi i bletarëve për shkëmbimin e përvojave të mira mes jush”, tha kryetari Veliu.
Panairi do të jetë i hapur dy ditë, 19 dhe 20 tetor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori