LAJMI I FUNDIT:

Në përvjetorin e martesës, Hailey doli e veshur vetëm me një xhaketë, pa pantallona dhe me shapka

Në përvjetorin e martesës, Hailey doli e veshur vetëm me një xhaketë, pa pantallona dhe me shapka

Fiks dy vite pas dasmës në South Carolina, Hailey Bieber u shfaq rrugëve të New York-ut në ditën e përvjetorit e veshur me gjërat më të rehatshme në botë

Modelja u fotografua nga paparacët e veshur vetëm me një xhaketë të zezë të lirshme, pa pantallona, çorape dhe shapka ngjyrë bojëqielli.

Pamjes së saj i shtoi dhe një kapele-kovë për t’u dukur dyfish më stil!

Në dukje duket veshje e guximshme, por nëse e mendoni për më pak se një minutë do ta adhuroni vetëm për rehatinë dhe faktin që një xhaketë e vetme mund të të bëjë të dukesh aq elegante.

Na mars të 2020-ës, Bieber tregoi për Elle pse ajo dhe Justin e vonuan aq shumë ceremoninë e madhe të dasmës. Sipas saj, Justin po kalonte probleme të mëdha me shëndetin mendor, kështu që Hailey-it i duhej ta ndihmonte derisa gjendja të normalizohej. Dasma mund të priste.