Në Pejë u përurua shtatorja e Zhuj Selmanit

Besnik Konqi, këshilltar diplomatik nga presidenca e Shqipërisë, ka thënë se Peja është qyteti që ka ditur të mbledhë burrat në momentet kur fati i kombit shqiptarë ka kërkuar më shumë se kurrë.
Sa herë që vij në këtë qytet, ndihem me të vërtetë krenar. Jam krenar dhe ndihem vërtetë i emocionuar se është qyteti ku kanë ditur burrat të kuvendojnë momente shumë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë”, është shprehur Konqi.
Shefqet Kelmendi, familjar i Zhuj Selmanit, është shprehur se ai mbetet i pavdekshëm karshi heroizmit të tij.
Po sot mbas 138 vjetësh, një fjalë goje, një britmë e fuqishme, e veçantë, një piskamë drithëruese me jehonën e saj, përshkoi qiellin mbarë shqiptarë. Asht piskama jote o Zhuj Selmani i pavdekshëm”, ka thënë Kelmendi, duke vazhduar me vargje të tjera në të cilat përshkruante heroizmin e Zhuj Selmanit, transmeton KP.
Kryesuesi i Këshillit organizativ, Hajdar Metaj, është shprehur se angazhimi ka qenë maksimal për të arritur deri në ditën e përurimit, duke vazhduar fjalimin e tij për personalitetin e Zhuj Selmanit.
U deshtë shumë punë dhe angazhim që të realizohet ky projekt. Manifestimi që përbëhet prej zbulimit të shtatores, dorëzimit të dekoratës, akademisë përkujtimore e që i kushtohet Zhuj Selmanit, kryetrimit, vetëflijues emblematik, simbol i atdhedashurisë, kanarit të lirisë, mbrojtësit shembull të kufirit, i cili tash e 138 vite, frymëzon shumë e shumë gjenerata të popullit shqiptarë, që të rreshtohen dhe të luftojnë për të drejta, liri, pavarësi, dhe afirmim kombëtar”, është shprehur Metaj.
Zhuj Selmani ka qenë njëri prej luftëtarëve të Rugovës. Zhuj Selmani ishte bashkëluftëtar i Sali Jahës, ushtarak dhe bajraktar shqiptarë nga Kosova, pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit./Telegrafi/

















































