LAJMI I FUNDIT:

Në orët e ardhshme aprovohet shitja e Chelsea – Abramovich përmbush “vijat e kuqe”

Në orët e ardhshme aprovohet shitja e Chelsea – Abramovich përmbush “vijat e kuqe”

Duket se më në fund do të aprovohet shitja e Chelseat nga qeveria e Britanisë së Madhe.

The Blues ka muaj që janë të sanskionuar nga qeveria britanike, por kjo fazë po përfundon.

Shitja prej 4.5 miliardë euro e Chelsea nga Roman Abramovich te një konsorcium i udhëhequr nga financuesi amerikan Todd Boehly do të nënshkruhet nga qeveria, sipas Financial Times.


Qeveria e Britanisë dhe Abramovich gjejnë zgjidhje ligjore për Chelsean
Lexo po ashtu Qeveria e Britanisë dhe Abramovich gjejnë zgjidhje ligjore për Chelsean

Ajo vjen pas javësh bisedimesh për të siguruar që oligarku, i cili u sanksionua pas pushtimit rus të Ukrainës, të mos përfitonte nga shitja.

Zyrtarët pranë negociatave thanë se Abramovich kishte përmbushur “vijat e kuqe” të qeverisë për shitjen dhe se ata prisnin që ajo të miratohej në Londër brenda natës.

Një zyrtar i afërt me negociatat tha se bisedimet e furishme midis Chelseat, Abramovich, Brukselit dhe Lisbonës ishin duke u zhvilluar për të përfunduar marrëveshjen.

Tjetër rrjedhë te Chelsea për kalimin e pronësisë së klubit te Boehly, përfshihet tani edhe ish-drejtor ekzekutiv i UNICEF-it
Lexo po ashtu Tjetër rrjedhë te Chelsea për kalimin e pronësisë së klubit te Boehly, përfshihet tani edhe ish-drejtor ekzekutiv i UNICEF-it

Në fillim të këtij muaji, oligarku këmbënguli se pozicioni i tij për shitjen e Chelsea është i pandryshuar dhe i përshkroi pretendimet se ai ka kërkuar për një hua prej 1.5 miliardë funte për t’u kthyer si “krejtësisht të rreme”.

Abramovich nxori në shitje Chelsean më 2 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori