LAJMI I FUNDIT:

Në Obiliq, 21 raste aktive nga 55 raste nga fillimi i pandemisë COVID-19

Në Obiliq, 21 raste aktive nga 55 raste nga fillimi i pandemisë COVID-19

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se në këtë komunë për momentin janë 21 raste aktive me virusin COVID-19.

Gashi theksoi se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë shënuar 55 raste me këtë virus.


Siç tha ai, dy persona kanë qenë të shtruar në Klinikën Infektive, ndër ta një është liruar dje dhe tjetri është në gjendje stabile.

Gashi tha se vazhdimisht i kanë në kontakt njerëzit e prekur dhe janë duke u përkujdes për nevojat e tyre, përcjell Telegrafi.

“Deri më tani i kemi bërë 129 teste. QKMF vazhdon të hulumtoj në fshatra dhe qytezë për ndonjë person që ka simptome. Në komunën tonë i kemi pas deri më sot 55 raste, sot i kemi 21 aktive. Vazhdimisht i kemi në kontakt njerëzit e prekur dhe jemi duke u përkujdes për nevojat e tyre. Dy kanë qenë në infektiv një është liruar dje dhe personi tjetër që është aty e ka gjendjen stabile”, ka thënë ai.

Sipas tij, në rast të përkeqësimit të situatës në këtë komunë ata e kanë shtabin emergjent dhe vazhdimisht janë në terren për nevojat e qytetarëve.

Ndërsa, sa i përket gjendjes ekonomike ai tha se bizneset i ka prekur më shumë.

“E kemi Shtabin emergjent dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me QKMF dhe Kryqi i Kuq është në terren në shpërndarjen e pakove aty ku ka nevojë. Masat mbrojtëse i kemi, por fatkeqësisht bizneset dhe zhvillimi ekonomik janë keq, dhe shpresojmë që qeveria do të del me ndonjë ndihmë dhe për ta”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Komunës së Obiliqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori