LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të ujit në Tetovë, improvizojnë çezma (Video)

Në mungesë të ujit në Tetovë, improvizojnë çezma (Video)

Fuçi plastike të mbushura me ujë dhe të vendosura para dyerve të shtëpive. Kjo është mënyra e vetme që banorët e lagjes Koltuk të Tetovës të improvizojnë çezma me ujë. Terpez Simjanovski thotë se kur vjen uji në ato pak minuta, detyrohen të mbushin ujë në shishe plastike dhe shton se shishe të mbushura me ujë ka gjithandej shtëpisë së tij.

“Ejani dhe shikoni shishet me ujë, të gjitha këto shishe janë të mbushura me ujë. Ne i paguajmë të gjitha faturat dhe përsëri nuk kemi ujë. se çfarë po punohet nuk e dimë se ku qëndron problemi”, tha për TV21 Terpez Simjanovski.


Ky problem është i përditshëm për banorët e kësaj lagje. Ndërsa, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi këtë javë prezantoi përfundimin e e punimeve për gypin e fundit të ujit prej 9 kilometrave, që me këtë i jepet fund rregullimit të rrjetit të ujësjellësit.

Sipas saj, projekti për vendosjen e gypave të ujit në gjatësi prej 9 kilometrave ka kushtuar 2 milionë euro, kurse edhe për stacionin e filtrimit të ujit, shuma do të jetë po ajo. Mjetet financiare për realizimin e projektit final sigurohen me anë të kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pas vendosjes dhe vënies në funksion të stacionit filtrues, nga komuna thonë se do të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë në qytet edhe për 220l/sek, me çka pritet të përmbyllet përfundimisht kapitulli 20 vjeçar i mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori