LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të Ligjit, transplantimi i veshkave bëhet jashtë Kosovës

Në mungesë të Ligjit, transplantimi i veshkave bëhet jashtë Kosovës

Sëmundjet e veshkave prekin çdo të njëmbëdhjetin person, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Kosovë, rreth 80 raste të reja në vit hyjnë në dializë. Këto janë shifrat që i paraqesin profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore.


Ibrahim Rrudhani, koordinator nacional për cilësi në nefrologji, thotë se kohët e fundit vërehet shtim i numrit të njerëzve që preken me sëmundje të veshkave.

“Sëmundjet e veshkës i kanë 5 shkallë. Dy shkallët e para janë tinëzare dhe nuk vërehet sëmundja. Andaj, njerëzit duhet të kenë kujdes të shtuar për këtë organ. Sa u përket barnave nga lista esenciale, ato i posedojmë në Klinikën e nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, i kemi edhe barnat që i trajtojmë pacientët me veshkë të transplantuar”, thotë Rrudhani.

Kosova nuk ka ligj që rregullon çështjen e transplantimit të organeve. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se që nga viti 2013, është përgatitur Ligji, i cili më pas është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por, më pastaj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, kishte kërkuar që ligji të tërhiqet nga procedura.

Ndryshe, në Kosovë janë 126 pacientë që kanë transplantuar veshkat. Ata trajtimin e marrin në Qendrën Klinike Universitare, derisa transplantimet i kryejnë jashtë Kosovës, në mungesë të ligjit për transplantime.

“Janë 126 pacientë në Kosovë që kanë transplantuar veshkat jashtë vendit. Në mungesë të ligjit, (transplanti) nuk kryhet në Kosovë. Kemi mungesë edhe të stafit për transplant. Ministria e Shëndetësisë i ndihmon financiarisht pacientët për transplante jashtë Kosovës. Pas transplantimit, ata kthehen menjëherë në Kosovë dhe jemi ne ata që i mbikëqyrim në Klinikën nefrologjike në QKUK”, shpjegon Rrudhani.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se aktualisht në Kosovë mund të kryhen transplantimet e indeve dhe qelizave, derisa ato të veshkave dhe organeve tjera nuk mund të bëhen deri në procedimin e ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit të Informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ri-procedimi i ligjit do të duhet të bëhet në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera.

“Në një të ardhme, do të duhej të dërgohej ligji për transplante në Kuvendin e Kosovës. Pas hartimit të legjislacionit, të ketë mundësi që edhe në praktikë të bëhen transplantime në kushte profesionale. Por, sigurisht se kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me të gjitha institucione tjera”, thotë Hoti.

Zyrtarë qeveritar kanë deklaruar tashmë se Ministria e Shëndetësisë e ka tërhequr ligjin për transplantim organesh nga Komisioni dhe nga Kuvendi i Kosovës, në fazën kur është dashur të kalojë në leximin e dytë.

Ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, i cili kishte kërkuar që ky ligj të tërhiqet nga procedura.

Ky mision po zhvillonte atë kohë hetime në lidhje me rastin e njohur si “Medicus”, i dyshuar për transplantime ilegal të organeve, pasi në Kosovë ishin kryer transplantet e organeve, por të cilat janë cilësuar të kundërligjshme.

Më pas në vitin 2013, Gjykata Themelore e Prishtinës, në bazë të një procesi të udhëhequr nga EULEX-i, i njohur si rasti “Medicus”, pati shpallur fajtorë urologun Lutfi Dervishi, dhe djalin e tij Arban Dervishi, si dhe të punësuarin tjetër në këtë klinikë, Sokol Hajdinin.

Këta ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008. /Rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori