Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, si propozues i interpelancës së kryeministrit Haradinaj, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit nëntë rekomandime, të dala nga tri Grupet Parlamentare, si VV, LDK dhe GDP.
Ato i lexoi Glauk Konjufca, ku ndër to thuhet se Qeveria brenda dy jave, në bashkëpunim me menaxhmentin e KEK-ut të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë për sigurimin e prodhimit të energjisë, si dhe të auditohet kontrata e privatizimit të distribucionit nga KEDS-i, e cila sipas Konjufcës nuk është bërë kurrë.
Mirëpo, në vazhdimin e seancës për interpelancë të kryeministrit Haradinaj për energji në sallë ishin vetëm 43 deputetë me ç’rast nuk pati kuorum për t’i votuar rekomandimet dhe për vazhduar seanca, raporton KP.
“Qeveria brenda dy jave, në bashkëpunim me menaxhmentin e KEK-ut të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë për sigurimin e prodhimit të energjisë. Pika e dytë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos pranojë kërkesa për rritjen e energjisë nga kompania KEDS-KECKO. Pika e tretë, Qeveria e Kosovës të iniciojë sa më shpejtë rindërtimin e Termocentralit Kosova A. Pika e katërt, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK-un të përshpejtojë planin e remontit për TC Kosova B. Pika e pestë, KOSTT-i të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhën afatgjatë.
Pika e gjashtë, Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit, si dhe sanimin e ndërtimeve të kundërligjshme në Shipitullë. Pika e shtatë të auditohet kontrata e privatizimit të distribucionit nga KEDS-i, e cila nuk është bërë kurrë. Pika e tetë, ZRRE-ja ta kërkojë planin e mirëmbajtjes nga KEDS-i, në mënyrë që ta kontrollojë procesin e shkyçjeve që KESCO po i bënë pikërisht në emër të mirëmbajtjes dhe pika e nëntë dhe e fundit, ZRRE-ja t’i shqyrtojë reduktimet, çmimet e larta, tarifat për biznese që janë dukshëm më të larta, përdorimin e maksigrafit dhe kategorizimin në A plus që ndodhin dhe realizohen nga KEDS-KESCO”, tha Konjufca.
Ai tha se të gjitha këto rekomandime kanë arritur të krijojnë pajtueshmëri vetëm në taborin e opozitës, por shtoi se do të ishte mirë që këto të mbështeteshin edhe nga pozita, ngase ka vend për një pajtueshmëri edhe për deputetët të cilët e përfaqësojnë mazhorancën për të përfshirë edhe ndonjë rekomandim tjetër.
Ndërsa, për vazhdimin e seancës, kryesuesi i saj, Kujtim Shala tha se vendos Kryesia e Kuvendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova