Në moshën 100-vjeçare, ndërron jetë babai i Halil Matoshit: Kjo është poezia prekëse që Halili ia ka kushtuar babës dikur!

Të dielën, në moshën 100-vjeçare, është ndarë nga jeta Hazir Matoshi - babai i publicistit e poetit Halil Matoshi.
“Baba Hazir na rriti me krahët e tij, na e mësoi drejtësinë dhe mirësjelljen, na shkolloi dhe na frymëzoi për me jetue e punue ndershëm dhe me u kryengrit për liri - i paharrueshëm ka me qenë kujtimi i Tij - ndër brezat e familjes Matoshi”, ka thënë Matoshi.
Hazir (Hajdin) Matoshi u lind me 1916, në fshatin Gmicë të Kamenicës. Pas la nëntë fëmijë e jo më pak se 83 nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa.
“Në jetë mund t’i veçoj tri gëzime të mëdha. Lindja e djalit të parë, Mustafës; kthimi i djalit tjetër, Halilit, nga burgu i Pozharevcit pas luftës; dhe, çlirimi i Kosovës”, kishte thënë Haziri në ditëlindjen e tij të 98-të.
Më poshtë mund ta lexoni poezinë “Baba po zvogëlohet”, që është botuar në vitin 2002. /Telegrafi/
“BABA PO ZVOGLOHET Kur erdha në jetë vigani i parë që ndesha ishte ai Vigani vetë dhe ideja Po hyj në të dyzetat jam bërë baba Kur flas me babën jam fëmijë Vallë cili jam në sytë e fëmijëve të mi? Dhe përditë e më pak vend në shtëpi po zë baba Po zvogëlohet për habi ‘I grusht eshtra… Një natë papandehur këtë e vërejta E kërkoja me sy në shtratin e tij e s’e gjeja Ku je baba!?-gati klitha Ai më foli: ”Këtu diku jam bir…” - u gëzova Si fëmija që ende kam një baba por ajo diku më trembi Këtu diku, rëndom thuhet për margaritarë që na tretin para syve Super! Ende kam baba - ndonëse gjithnjë e më të vogël Sepse gjithnjë e më pak zë vend në bisedat Në hapësirën banesore, në darkat solemne, Zënkat dhe dashuritë tona Po zvogëlohet baba… Do të kërkojë edhe pak (pak) ngrohtësi Në këtë akullnajë dhe do të iki me shpejtësi Si një pendël zogu n’hava Do ta bart era një baba Një viga… Po zvogëlohet baba”




















































