LAJMI I FUNDIT:

Në momentet e fundit Rodrigo Duterte i futet garës, presidenti filipinas kandidat për senator

Në momentet e fundit Rodrigo Duterte i futet garës, presidenti filipinas kandidat për senator

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte është regjistruar sot në momentet e fundit për zgjedhje për senator që do të mbahen në vitin e ardhshëm, ku me këtë veprim bëri të qartë për qëllimet e tij në të ardhmen në politikë, pasi që t’i skadojë mandati i presidentit.

Duterte i cili sipas Kushtetutës nuk mund të kandidojë edhe për një mandat për president që është një mandat gjashtëvjeçar, kështu sot ka dorëzuar kandidaturën e tij në Komisionin Zgjedhor, pak momente para skadimit të mandatit për aplikim të kandidatëve, transmeton Telegrafi.

Avokati që përfaqëson shefin e shtetit i ka dorëzuar dokumente, ku me këtë veprim është vënë pika mbi spekulimet për mundësinë e një kandidimi tjetër për president.


Megjithatë kandidate për president të vendit tashmë është e bija e tij Sara, e cila haptazi ka shfaqur apetitet që ta udhëheq shtetin gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Kanë qarkulluar thashetheme që e bija e Dutertes do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, me qëllim që ta mbrojë babanë nga një gjykim i mundshëm për shkak të përplasjeve me dilerët e drogës.

Megjithatë, Sara Duterte-Kaprio e cila sot ka dorëzuar kandidaturën për postin e presidentit të Filipineve para mbështetësve dhe Komisionit Zgjedhor, tha se do të jetë kandidate e denjë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori