LAJMI I FUNDIT:

Në modë është buzëkuqi ngjyrë verë të kuqe

Në modë është buzëkuqi ngjyrë verë të kuqe

Edhe pse këtë sezon hitet kryesore janë tonet e kuqe e koralët, e trëndafiltë dhe pink, ndërkaq po duket sesi një nuancë e trëndafiltë e harruara qëmoti po kthehet me të madhe.

Në çdo ngjarje të rëndësishme, nga premierat e filmave në Kanë, së paku kur është fjala për personat e njohur, shfaqet kjo nuancë trëndafili. Jennifer Lopez, Katie Perry, Camila Belle, Lana del Rey, Kate Bosworth janë vetëm disa nga ato dhe duhet patjetër të pranojmë që e kanë bërë të mirëseardhur freskinë mes toneve monotone, por nga pak edhe të pudrosura.

Kur të zgjidhni këtë nuancë mbresëlënëse, patjetër kini kujdes tenin. Nëse keni ten të shndritshëm, merrni këtë buzëkuq, vëreni në atë pjesë e cila ka në vete pigment të ngjashëm me ngjyrë tulle. /Telegrafi/