LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës dhe para qindra kalimtarëve të rastit në Bronx, e godasin me shkop të bejsbollit në kokë – viktima rrëzohet pavetëdije (Video, +18)

Në mes të ditës dhe para qindra kalimtarëve të rastit në Bronx, e godasin me shkop të bejsbollit në kokë – viktima rrëzohet pavetëdije (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të instaluara në rrugët e Bronxit, New York, kanë filmuar një sulm brutal që ka ndodhur ndaj një burri, të cilin dy persona e godasin me shkop bejsbolli në kokë në mes të ditës në prezencë të qindra kalimtarëve.

Nga goditja e fortë ai përfundon në tokë pa vetëdije, ndërsa sikur kjo të mos mjaftonte, njëri nga sulmuesit që dolën nga një veturë e zezë e godet me shkop sërish, derisa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur të hënën në bulevardin 945 në Bronx, ku dy burra dalin nga një veturë e tipit Range Rover dhe me shkopinj të bejsbollit në duar i vihen pas viktimës 32-vjeç.


Pasi që i afrohen nga pas pa kurrfarë paralajmërimi e godasin në kokë, ku nga goditja e fortë rrëzohet menjëherë në tokë pa vetëdije. Por, është interesant se si kalimtarët nuk reagojnë për ta ndihmuar apo parandaluar sulmin, kurse sulmuesit kthehen në veturë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

32-vjeçari më pas ishte dërguar me urgjencë në spitalin Lincoln, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar pas tretmanit. Ndërkaq, policia e New Yorkut, ka njoftuar se është vënë pas dy burrave që shfaqen në video.

Ende nuk dihen motivet që quan në këtë sulm brutal, që ka shokuar qytetarët e New Yorkut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Amerika
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër

Botë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës

Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës

Botë
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Kalo në kategori