LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë lindore fillon mbledhja e kërpudhave

Në Maqedoninë lindore fillon mbledhja e kërpudhave

Në Maqedoninë lindore ka filluar mbledhja e kërpudhave të egra, megjithëse këtë vit nuk ka shumë për të mbledhur, por për shumë familje të kësaj pjese të vendit, kërpudhat janë ekzistencë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në natyrë mund të gjenden shumë lloje kërpudhash, që vështirë se mund të dallohen dhe mund të shkaktojnë helmim. Gjatë periudhës së mbledhjes së tyre, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, ndërkaq për ato kërpudha që njeriu nuk është i sigurtë, nëse janë helmuese ose jo, duhet që të mos konsumohen.


Sipas shkencës, rreth 2000 lloje kërpudhash kanë përmbajtje shëruese, kurse rajoni lindor i Maqedonisë ka me bollëk kërpudha porcini dhe kërpudha gocë deti./Telegrafi/