Në Maqedoni mungojnë 52 ekipe mjekësore të urgjencës për të përmbushur minimumin ligjor

Qendra për Komunikim Civil ka publikuar hulumtimin për kapacitetet e ndihmës urgjente mjekësore në vend.
Sipas hulumtimit, vendit i mungojnë gjithsej 52 ekipe për ndihmë mjekësore urgjente për të përmbushur të paktën minimumin e përcaktuar me ligj të ekipeve që duhet të ketë një qendër mjekësore në varësi të numrit të banorëve që mbulon.
“Më së shumti ekipe, 18 mungojnë në Shkup, ndërsa Manastiri ka 4 më shumë se minimumi i kërkuar. Edhe gjysma e 33 qendrave shëndetësore kanë më pak ekipe sesa duhet. Aktualisht në vend janë gjithsej 258 ekipe të ndihmës mjekësore emergjente dhe ky numër në vend që të rritet çdo vit po zvogëlohet”, thuhet në studim.
Krahasuar me vitin 2015, kur u miratua dekreti i fundit, i cili përcakton numrin minimal të ekipeve që duhet të ketë çdo qendër shëndetësore, numri i ekipeve të urgjencës është ulur me 22.
Një ekip i ndihmës emergjente në disa vende mbulon 1000 dhe në qytete të tjera deri në 40000 banorë në ditë. Më të këqijat janë Strumica dhe Tetova, ku një ekip “mbulon” edhe rreth 40 mijë banorë në ditë. Kumanova dhe Shkupi janë të radhës me mbulimin e një ekipi për rreth 30,000 banorë në ditë. Më të “mbuluarit” janë banorët e qendrave të vogla si Vevçani, Peçeva dhe Radostusha, ku një ekip mbulon pak më shumë se 1000 banorë në ditë.
Në një ndërrim të urgjencës ndonjëherë bëhen 2, në vende të tjera 50 ndërhyrje. Nuk mbahet evidencë se sa thirrje për ambulancë janë pranuar dhe sa janë ndjekur, sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikim Civil . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë