LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni me ligj kundër mashtruesve

Në Maqedoni me ligj kundër mashtruesve

Mashtrimet më të mëdha që tregtarët ua bëjnë konsumatorëve në tregun e Maqedonisë, janë me çokollatat për fëmijë të cilat nuk përmbajnë as qumësht e as kakao,ndonëse në deklaratën e prodhimit shkruan se çokollata përmban qumësht dhe kakao.

Këtë gjendje e ka konstatuar Jadranka Daboviç, profesoreshe universitare me rastin e Ditës ndërkombëtare të konsumatorëve. Sipas saj të gjitha analizat laboratorike të bëra deri më sot vërtetojnë se çokollatat për fëmijë nuk përmbajnë aspak qumësht edhe kakao.


“Ky fakt është tepër shqetësues edhe përkundër të gjitha përpjekjeve nga ana e Agjencisë për ushqim dhe veterinari se qytetarët e Maqedonisë konsumojnë ushqime të sigurta, analizat laboratorike tregojnë të kundërtën, se në treg një sasi e madhe e çokollatave për fëmijë shiten pa përbërje qumështi dhe kakao edhe pse këta përbërës figurojnë në deklaracion. Por, mashtrimet më të mëdha që u bëhen konsumatorëve janë edhe nga bankat, operatorët e shërbimeve telefonike dhe operatorët kabllovik”, thotë Daboviq.

Ajo sqaron se ende konsumatorët e Maqedonisë ballafaqohen me klauzola të pandershme gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për kredi me bankat, me operatorët e shërbimeve telefonike apo operatorë kabllovik. Klientët, thotë ajo, pajtohem me gjithçka që u ofrojnë bankat, operatorët e telefonive dhe ata kabllovike, marrëveshjet këto të cilat përbehen nga shumë nene të cilat konsumatorët as që i lexojnë para se t’i nënshkruajnë për shkak se ata janë të preokupuar me varfërinë dhe për ata më me rëndësi është të jenë fitues të kredisë, pavarësisht se çka shkruan në marrëveshje.

Rrugë e pastajme që ata e kërkojnë nga institucionet përkatës për padrejtësitë që u janë bërë, për fat të keq ende po ngec nëpër labirintet e drejtësisë, nënvizon profesoresha Jadranka Daboviç, duke shtuar se për qartësimin e këtyre labirinteve të sistemit juridik nevojitet Ligj i ri për konsumatorët që do t’iu mundësonte konsumatorëve në kohë të mbrohen nga mashtrimet e shumta që u bëhen jo vetëm nga tregtarët por edhe nga bankat, operatorët që japin shërbime të ndryshme na sfera teknologjisë.

Në anën tjetër, Kata Stojanovka nga Agjencia për ushqim dhe veterinari informoi se nga viti në vit po rritet numri i ankesave të konumatorëve për mashtrimet që ua bëjnë tregtarët lidhur me datën e skadimit të prodhimit si dhe për cilësinë e produkteve ushqimore.

“Numri vjetor i parashtresave nga ana e konsumatorëve lidhur me ushqimin lëviz midis 300 dhe 400, por pjesa më e madhe e parashtresave janë të pabaza për shkak të jo edukimit të mjaftueshme të konsumatorëve për të drejtat që i kanë ata nëse ndonjë tregtar u shet atyre ushqim me afat të skaduar apo nëse prodhimi nuk është i cilësisë siç shkruan në deklaracion”, tha Stojanovska. Ajo njëherësh informoi se pas kontrollimit të ankesave të qytetarëve se tregtarët u shesin produkte ushqimore jo cilësore, me kërkesë të AUV-së vitin e kaluar janë shkatërruar mbi 4000 kilogram ushqim jo cilësor. /koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori