LAJMI I FUNDIT:

Në Liqenin e Batllavës vdes një 12-vjeçare

Në Liqenin e Batllavës vdes një 12-vjeçare

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën sot, rreth orës 18:00, në Liqenin e Batllavës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Borovci ka thënë se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Policia është duke hetuar rastin.