Në Kumanovë u shënua manifestimi "Pivtijada 2017"

Manifestimi "Pivtijada 2017" me rastin e festës krishtere "Uji i bekuar" tradicionalisht është mbajtur për të 15 herë me rradhë në Kumanovë, nën organizim të shoqatës qytetare "Karlino", përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë vit u përgatitën rreth 200 lloje të ushqimeve, në të cilat u përdorën lloje të ndryshme të mishit. Një pjesë e ushqimeve do të dhurohen për personat me nevoja të veçanta.
Kryetari i shoqatës "Karlino" tha se përkundër karakterit garues, manifestimi ka pasur edhe karakter fetar dhe kulturor./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































