LAJMI I FUNDIT:

Në kryeqytet, lirohet rruga “Luan Haradinaj”, bllokohet udhëkryqi tek Gjykata Kushtetuese

Në kryeqytet, lirohet rruga “Luan Haradinaj”, bllokohet udhëkryqi tek Gjykata Kushtetuese

Segmenti rrugor para Pallatit të Rinisë, në rrugën “Luan Haradinaj”, i cili ka qenë i bllokuar për shkak te punimeve, pritet të rihapet sot për qarkullim të automjeteve, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kurse nga sot, me 24 korrik (e diele) nga ora 07:00 e mëngjesit do të bllokohet udhëkryqi “Garibaldi”, “Dritan Hoxha”, “Ukshin Hoti”, kurse do të mbetet i lirë drejtimi për rrugën “Luan Haradinaj”.

Ky bllokim do të jete vetëm për datën 24 korrik 2016, deri sa të bëhet depërtimi i gypave në udhëkryqe.


Të hënën, me datën 25 korrik 2016, do të lirohen për qarkullim të automjeteve drejtimi për rrugën “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, dhe “Dritan Hoxha”, por punimet do të vazhdojnë në rrugën “Ukshin Hoti”, deri të udhëkryqi afër “Gjykatës Kushtetuese”.

Ky kufizim i qarkullimit në këtë pjesë të qytetit është bërë me konsultim me Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, Ndërmarrjen Termokos dhe punëkryesin NN. Alzone, për shkak të projektit të rehabilitimit të sistemit të ngrohjes në qytetin e Prishtinës.

Prandaj i lusim pjesëmarrësit në komunikacion qe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre duke shmangur tollovinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori