Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë, me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Dyshja do të organizojnë një dasmë madhështore me 29 qershor.


Përgatitjet për dasmën po vazhdojnë, e ndërsa modelja Dreshaj ka filluar numërimi për së prapthi të ditëve deri në martesën e saj.

Së fundmi, ajo ndau me fansat një fotografi në InstaStory, ku shfaqej në krahët e të fejuarit, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë: "Edhe 57 ditë...".

aferdita

Bukuroshja duket e buzëqeshur dhe e lumtur që do të kurorëzojë dashurinë me mashkullin e saj të jetës.

Ata u njohën vite më parë, ndërsa vendosën të bashkëjetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që atëherë, Afërdita Dreshaj nuk ka shprehur më interesimin për realizimin e ndonjë projekti të ri muzikor. /Telegrafi/