LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë brenda vitit prodhohen mbi 200 milionë vezë

Në Kosovë brenda vitit prodhohen mbi 200 milionë vezë

Sektori i shpezëtarisë është duke u treguar mjaft i suksesshëm, gjë që po ndikon edhe në rritjen e numrit të atyre që merren me këtë sektor. Kërkesat për produktet e shpezëtarisë në vend madje po rriten nga dita në ditë dhe kjo po bën që edhe investimet ne rritjen e prodhimtarisë në këtë sektor të jenë më të mëdha. Sipas statistikave në Kosovë prodhohen mbi 200 milionë vezë brenda një viti.

Përkrahja e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor, përmes granteve dhe subvencione, po del të jetë edhe një mbështetje për zgjerimin e kësaj veprimtarie në vend.


Por, një problem sipas fermerëve të cilët merren me këtë fushë dalin të jenë kamatat e larta për kredi të cilat po vështirësojnë zhvillimin e këtyre bizneseve.

Bashkim Gashi nga fshati Rogovë i Komunës së Gjakovës, është fermer me traditë në prodhimtarinë e vezëve.

Gashi tregon se në vazhdimësi investon në modernizimin e teknologjisë dhe kapaciteteve prodhuese. “Me shpezëtari ka një kohë të gjatë që merrem, është sektor i cili ka leverdi, por që donë mjaft punë dhe angazhim. Aktualisht kam rreth 35 mijë copë pula të cilat janë në prodhim të vezëve”, tha ai.

Fermeri Bashkim Gashi tregon se është i kënaqur me shitjen e vezëve. “Jam i kënaqur me shitjen e vezëve, kam kontrata me Elkos Group, respektivisht ETC si dhe Viva Fresh Store, marketet e të cilave i furnizojë me vezë të freskëta”, tha ai.

Ai tregon se në fillim ka pasur përkrahje nga Qeveria, por investimet në fermën e tij janë kryesisht nga kapitali vetanak si dhe marrja e kredive për të cilat thotë se janë tepër të pafavorshme.

Pavarësisht se a do të ketë apo jo përkrahje nga Qeveria, ai ka bërë plane që të rrisë numrin e pulave në fermën e tij. Ku planifikon ti ketë 50 mijë pula. “Po duke parë leverdinë si dhe shitjen e vezëve të prodhuara, kam në planë që të rrisë edhe për 15 mijë copë numrin e pulave që prodhojnë vezë”, tha Gashi.

Bashkim Gashi i cili merret me shpezëtari tregon se aktualisht ka të punësuar në fermën e tij të pulave 13 punëtorë në Fshatin Rogovë të Gjakovës.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë nga viti në vit ka rritur përkrahjen e saj edhe për sektorin e shpezëtarisë. Përmes granteve kjo ministri synon përmirësimin e standardeve në prodhimtarinë e vezëve, aplikimin e teknologjive të reja, ndërtimin e stallave të reja për pulat vojse, si dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse në fermë.

Vitin e kaluar përmes granteve që arritën në 326 mijë euro janë përkrahur 13 projekte të shpezëtarëve, ndërkaq sivjet janë përzgjedhur 11 projekte të shpezëtarëve, të cilat do të përkrahen me një vlerë prej 295 mijë euro.

Ndryshe, në sektorin e prodhimtarisë së vezëve janë aktiv rreth 100 shpezëtarë me gjithsej rreth 800 mijë pula vojse. Po ashtu 70 për qind e fermave janë relativisht të vogla në këtë sektor dhe kanë prej 1200, deri në 10 mijë pula, ndërsa rreth 20 ferma kanë mbi 10 mijë, deri në 100 mijë pula. E prodhimtaria e përgjithshme e vezëve, sillet në mbi 200 milionë vezë në vit./FermaIme/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori