LAJMI I FUNDIT:

Në komë 18 vjeçari shqiptar, i lënduar me thikë në Milano

Në komë 18 vjeçari shqiptar, i lënduar me thikë në Milano

Është përkeqësuar gjatë orëve të fundit gjendja shëndetësore e 18 vjeçarit shqiptar që një javë më parë, të dielën e kaluar, u godit 4 herë me thikë me zemër nga një bandë latino-amerikane në qytetin e Milanos.

18-vjeçari shqiptar gjendet në gjendje kome e gjatë ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.


Por një javë nga ngjarja, policia italiane ende nuk ka gjetur autorët e këtij krimi. Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka nisur në orë 22:00 pranë diskotekës “Lime Light” të Milanos, ku grupi i të rinjve latino-amerikan nuk është lënë të futet në diskotekë.

Pak çaste më vonë, në sheshin pranë zonës së diskotekës, kjo bandë ka goditur me thikë në fyt një 21 vjeçar nga Salvadori, por që tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas grupi latino-amerikan ka marrë tramin me numër 15, në të cilin po udhëtonte dhe 18 vjeçari shqiptar.

Sipas drejtuesit të mjetit publik, brenda pak minutash një grindje e dhunshme ka përfshirë të gjithë tramin e pasi bënë vetëm një stacion, banda latino-amerikane është larguar në drejtim të paditur duke lënë të plagosur 18 vjeçarin shqiptar me 4 goditje thike në zemër. Departamenti i Krimit i Policisë Italiane ende nuk ka gjetur autorët e kësaj ngjarje.

Supozohet se 18-vjeçari shqiptar ka qenë në shoqërinë e një grupi tjetër miqsh, mes tyre dhe disa latino-amerikan ndaj të cilëve ka shpërthyer dhe grindja e dhunshme me grupin tjetër latino-amerikan të sapo hipur në tram.

Mendohet se 18-vjeçari shqiptar ka ndërhyrë për të ndalur sherrin mes latino-amerikanëve e më pas është goditur me thikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori