Në kohën kur njerëz me maska po bllokojnë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb takohet me ambasadorin rus në Beograd.
Aleksandar Vuçiq është takuar ‘urgjentisht’ me Alexander Botsan-Kharchenko, ku e ka informuar për gjendjen e serbëve në Kosovë, shkruan kosovoonline.
“Diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme të rëndësisë dhe interesit dypalësh për të dy vendet. E informova ambasadorin Kharchenko për situatën në Kosovë, provokimet të përditshme ndaj të cilave janë të ekspozuar serbët, kërcënimin ndaj paqes dhe stabilitetit, reagimin joefektiv të të gjithë atyre që janë përfshirë në dialog dhe që duhet të garantojnë rezultatet e atij dialogu”, theksoi Vuçiq në një deklaratë pas takimit.
Ndërkohë, persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit.
Rasha Rojeviq, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës – njërën nga tetë shoqatat që kanë organizuar bllokadat, tha se udhëtarët e automjeteve me dokumente “vetëm kosovare nuk do të lejohen të kalojnë” kufirin në Merdar, Jarinjë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.
Ndryshe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë