Në Klinikën Infektive në QKUK po vazhdojnë të trajtohen pacientët e prekur me Covid-19.

Sipas raportit ditor nga kjo klinikë, nga gjithsej 61 pacientë të hospitalizuar, 47 janë me coronavirus, ndërkaq për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;

47 raste të infektuar me Covid-19

41 kanë gjendje stabile

4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,

2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik. /Telegrafi/