LAJMI I FUNDIT:

Në këto pesë vende turistike ju nuk mund të bëni foto

Në këto pesë vende turistike ju nuk mund të bëni foto

Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar. Nëse këtë të parën mund ta bëni, të dytën nuk e keni aq të lehtë

Ndoshta, ju nuk e keni imagjinuar ndonjëherë që disa nga pamjet më të fotografuara në botë, e kanë të ndaluar shkrepjen e tyre.


Se për cilat vende e kemi fjalën, shikoni më poshtë:

Kulla Eifel

Kulla Eifel është një nga pamjet më të fotografuara në botë. Megjithatë, ekzistojnë disa kufizime. Ndriçimi i natës është një lloj arti dhe i mbrojtur nga ligji i autorit. Pra, në të vërtetë është e ndaluar t’i bëni fotot e kullës pa leje me shkrim. Nëse jeni një fotograf jo profesionist dhe bëni foto vetëm për përdorim personal, nuk keni nevojë për leje.

Kështjella Neuschwanstein

Nuk është e lehtë t’i bëni fotografi kësaj kështjelle romantike në Gjermani. Për shkak të rregullave të sigurisë, ju lejohet të vizitoni kështjellën vetëm gjatë turit 35-minutash me një udhërrëfyes dhe fotografimi dhe videot brenda janë të ndaluara.

Taj Mahal

Një nga mrekullitë moderne të botës mund të fotografohet sa herë të doni, por vetëm nga jashtë. Brenda, edhe fotot janë të ndaluara. Gjithashtu, nuk mund të hani, të bëni zhurmë ose të pini duhan në Taj Mahal. Gjithashtu edhe celulari duhet të jetë i fikur ose pa zile.

Westminster Abbey

Ndalohet fotografimi brenda. Ky ndalim, vjen për shkak se shkrepja e fotove, nuk i lejon njerëzit të gëzojnë bukuritë unike dhe historinë e Abbey.

Mauzoleumi i Leninit

Sot, Mauzoleumi i Leninit nuk është aq i popullarizuar në mesin e turistëve ashtu siç ishte dikur, por turistët që hyjnë brenda nuk lejohen të bëjnë foto të Leninit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori