LAJMI I FUNDIT:

Në Kavadar regjistrohen 300 të prekur nga lia e dhenve (variola)

Në Kavadar regjistrohen 300 të prekur nga lia e dhenve (variola)

Thuajse 300 persona të prekur me variolë (lia e dhenve) janë regjistruar në Qendrën e shëndetit publik në Kavadar. Në këtë numër nuk janë përfshirë ata që shërohen në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Variola shfaqet në këto rajone gjatë periudhës së fjeshtës, kurse më së shpeshti i prek fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore.

Epidemiologu Riste Jovanovski deklaron për agjencinë e lajmeve AIM se situata nuk është aq serioze që të shpallet epidemi. Ai bën të ditur se do ta përcjellin situatën, e pastaj do të reagojnë me metoda të duhura./Telegrafi/