Në Torino në veri të Italisë, ka ndodhur një aksident ajror, ku është rrëzuar aeroplani për arsye të panjohura.

Piloti ka arritur të katapultohet vetëm dhjetëra metra pa u përplasur në tokë, kurse fluturakja ka shpërthyer nga përplasja, transmeton Telegrafi.


Një pjesë e aeroplanit ka rënë mbi një veturë në të cilën gjendej familja katër anëtarëshe.

Në këtë aksident ka humbur jetën vajza 5-vjeçare, derisa vëllai i saj është 9-vjeç është lënduar rëndë e prindërit dhe piloti nuk është se janë lënduar rëndë.

Vajza dhe prindërit e saj kishin shkuar për të parë akrobacionet e forcave ajrore italiane derisa po stërviteshin për një event të paraparë të mbahet sot, por që për shkak të këtij aksidenti është anuluar. /Telegrafi/