LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit, lirohet Zharko Zariq – që dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

Pas arrestimit, lirohet Zharko Zariq – që dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

(E plotësuar) Zharko Zariq, i cili u arrestua në Istog këtë mëngjes, u la i lirë rreth orëve të pasdites.

Sipas mediave serbe, Zhariq u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme të Krimeve të Luftës, por nuk dihet se në çfarë cilësie, si dëshmitar apo si i dyshuar.


Po sipas mediave serbe, për arrestimin e tij ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij ose sigurimin e provave të besueshme se ai ishte i dyshuar për një krim të rëndë. /Telegrafi/

Në Istog arrestohet Zharko Zariq, dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

Zharko Zariq nga Istogu është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Sipas portalit në gjuhën serbe KosovoOnline, ai është monitoruar që nga mëngjesi dhe është arrestuar menjëherë pasi ka dalë nga një kishë, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave serbe, Zariq u kthye në Kosovë tre vjet më parë, dhe para se të kthehej në komunën e Istogut, ai i kaloi të gjitha kontrollet.

Para luftës në Kosovë Zariq ka punuar si oficer policie.

Sipas KosovoOnline, Zaric u dërgua në Prishtinë pas arrestimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori