LAJMI I FUNDIT:

Në imazhet e rrjedhura Ford Bronco shihet shumë më afër, vërehet edhe kulmi i ndryshuar

Në imazhet e rrjedhura Ford Bronco shihet shumë më afër, vërehet edhe kulmi i ndryshuar

Ka ndodhur një rrjedhje e re, që e tregon këtë makinë edhe më nga afër

Brenda disa javësh, do të prezantohet Ford Bronco i ri, që është një nga modelet që po pritet me padurim, transmeton Telegrafi.


Por, për fat të mirë, megjithëse Ford është mundur ta mbajë të fshehtë, dukja e kësaj makine është shfaqur disa herë.

Fillimisht është parë me shtresa kamuflazhi duke u testuar në rrugë, ndërsa më vunë rrjedhën disa dokumente, që ia shfaqin përmasat që i ka.

Tani kanë rrjedhur disa imazhe të reja, që e tregojnë shumë nga afër Ford Bronco të ri dhe shihet kulmi i ndryshuar, në krahasim me modelin aktual.

Makina është fotografuar derisa ishte duke u testuar, në ambientet e mbyllura të fabrikës, ndërsa në hapësirën për nxjerrjen e gazrave e kishte një gyp shtesë, që tregon se makina ishte në lëvizje.

Bie në sy kulmi i ndryshuar, që shihet se ka panele të reja të cilat mund të largohen, duke i mundësuar të vozitet edhe me pjesën e sipërme tërësisht të hapur.

Kjo pjesë e Ford Bronco, është në mesin e shumë aksesorëve, që pritet t’i ketë, në mënyrë që ta bëjë makinën sa më praktike dhe të mirë. /Telegrafi/