Në Shkup po mbahet një konferencë dyditore me temë ''Të drejtë qyteti për të gjithë'', që përqëndrohet në sigurinë e grave dhe vajzave në hapësirat publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca ka për qëllim që të ngritë çështjen e dhunës dhe sigurisë së grave dhe vajzave në hapësirat publike. Sipas Diminika Stojanova, udhëheqëse e zyrës UN Women, dhuna në hapësirën publike, sidomos ngacmimi seksual, tolerohet dhe perceptohet si diçka normale në jetën shoqërore.


Porosia e konferencës është se planifikimi i ndjeshëm gjinor i hapësirës publike dhe rritja e sigurisë për gratë dhe vajzat është përgjegjësi e pushtetit lokal dhe qendror./Telegrafi/