21 vite më parë kanë rënë në altarin e lirisë 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa hynin në Kosovë për të sjell armatimt.
E për të nderuar veprimtarin e Komandantit të Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi, të profesorit Rifat Myziu, të atletit Ilir Asllani, të uraganit të Pashtrikut Qenë Qenaj dhe të gjithë dëshmorëve që derdhen gjakun e tyre në malet pranë kufirit shqiptaro-shqigoruzkishin ardhur bashkëluftëtarë dhe familjarë.
Njëri nga ish-luftëtarët, Nexhmedin Berisha kujtoi rrugëtimin e vështirë që kanë pasur 21 vite më parë, rrugëtim i cili siç tha ai mori jetën e 41 bashkëluftëtarëve që kanë qenë të rryer në beteja të luftës çlirimtare.
“I kemi ra këtij shtegu, kemi has në pritat armike, në pritë që Serbia domosdo ka dashur ta bllokojë kufirin për të ndal furnizimin e njësiteve brenda në terren. Dhe për këtë arsye në ato kohëra dimri, janë përzgjedhur djemtë më të mirë, djemtë më të fuqishëm, që ia kanë mësy këtyre shtigjeve… E them tash në këtë kohë, që kam qenë pjesëmarrës i plagosur me shumë shokë tjerë të plagosur që kanë qenë, nuk i besojmë realitetit dhe vetvetes se ka mundur me u bë kalimi i këtyre shtigjeve, në atë kohë bora ka qenë afër një metër, të ftohtit acar deri në -20 temperaturat, të ushqyer jo mirë, sepse rruga e gjatë, më shumë na ka interesuar me marrë municione armë, sesa bukë e ujë, gjithçka ka qenë e zorshme”, tha Berisha.
Ai iu drejtua babait të dëshmorit të Mujë Krasniqit, Halil Krasniqit, duke i treguar se i tërë brezi kufitar ka qenë i mbushur me forca armike dhe për këtë ata kanë qenë të vetëdijshëm, por që ishin të vendosur për të hyrë në Kosovë për të sjellë armatim.
“Prej djalit tënd dhe të gjithë këtyre që janë këtu, e kemi ditë që prej Drinit të Bardhë, deri në pjesë me Gjakovën, kufiri ishte i mbushur me njësitë paramilitare të Serbisë dhe ma elite të ushtrisë jugosllave, i ka pru këtu”, tha ai.
21 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.
Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake më 21 dhjetor të vitit 1998./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën