LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° cloudy

Ahmeti-Ibrahimi: Në Gjilan organizohen aktivitete të ndryshme për nder të javës së të ushqyerit me qumsht gjiri

Ahmeti-Ibrahimi: Në Gjilan organizohen aktivitete të ndryshme për nder të javës së të ushqyerit me qumsht gjiri

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan janë organizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të javës së ushqimit të foshnjës përmes procesit të gji-dhënies.

Në lidhje me akvitetet të cilat janë mbajtur gjatë kësaj jave për Telegrafin flet Ramize Ahmeti – Ibrahimi, specialiste e mjekësisë familjare dhe trajnere për të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijëve të vegjël me qumsht gjiri.

Një ndër aktivitetet të cilat Ahmeti – Ibrahimi e thekson është “Të mbështesim të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri”.


“Në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare janë organizuar shumë aktivitete të ndryshme, një ndër to është edhe të mbështesim të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri. Ky aktivitet që është i përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, realisht ka filluar nga 1 gushti dhe të vazhdojë deri më 7 gusht. Ne gjatë tërë kohës bëjmë promovime dhe edukime për të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri, mirëpo në këto data janë aktivitetet e veçanta”, ka theksuar ajo shkruan Telegrafi.

Ahmeti – Ibrahimi thotë se përveç në QKMF-në kryesore në Gjilan, organizohen aktivitete edhe në ambulantat e fshatrave.

“Këto aktivitete, përveç në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, janë të përfshira edhe në qendrat e mjekësisë familjare të qytetit dhe në ambulantat e mjekësisë familjare nëpër fshatra, që realisht të gjithë prindërit të kenë mundësi të marrin informata të domosdoshme lidhur me foshnjën e tyre”, ka thënë ajo.

Ajo vijon të thotë se këto akvitete organizohen për shkak se roli i mjekut dhe i infermieres familjare në koncept është promovimi, edukimi, trajtimi dhe përcjellja e të gjithë grup-moshave.

“Në kuadër të QKMF-së organizohen akvitete të ndryshme, për shkak se roli i mjekut dhe i infermieres familjare në koncept është promovimi, edukimi, trajtimi dhe përcjellja e të gjithë grup-moshave duke filluar nga 0-100 e tutje. Për këtë arsye në QKMF në Gjilan, ekzistojnë edhe klasa për nëna, ku të gjitha nënat janë të lira të vizitojnë dhe të marrin informata mirë të detajuara nga infermierët të cilat janë të trajnuara në këto klasa”, ka thënë ajo.

Sipas saj, krahas këtyre aktiviteteve, është edhe vizita në komunitet apo vizitat shtëpiake të cilat realizohen gjithashtu nga infermieret mirë të trajnuara.

“Janë edhe vizitat në komunitet apo vizitat shtëpiake, të cilat realizohen gjithashtu nga infermieret mirë të trajnuara, ku ekziston një numër i madh i këtyre nënave, të cilat marrin informata bazike dhe kujdes infermieror për fëmijët prej 0 deri në 5 e tutje”, ka thënë specialistja Ahmeti – Ibrahimi.

Ndërsa, Mesafe Maliqi, koordinatore për edukim të vazhdueshëm profesional, tha tutje se të gjitha infermierët janë të trajnuara për të ushqyerit me qumësht gjiri dhe sipas saj japin më të mirën për të gjitha nënat.

“Të gjitha infermieret janë të trajnuara për të ushqyerit me qumësht gjiri dhe sipas saj japin më të mirën për të gjitha nënat, jo vetëm në javën e trajnimit për të ushqyerit me qumësht gjiri, po gjithmonë kur atyre iu jepet rasti të këshillojnë e bëjnë me mjaft përkushtim dhe kujdes”, ka thënë Maliqi.

Ndër të tjera, ajo thotë se duke e marrë parasysh rëndësinë e ushqimit të qumështit të gjirit dhe vlerat që ka ky proces, infermieret e të gjitha qendrave të mjekësisë familjare bëjnë këshillimin dhe dhënien e informative për të gjitha nënat gji-dhënëse.

“Të gjitha infermieret e të gjitha qendrave të mjekësisë familjare bëjnë këshillimin dhe dhënien e informative për të gjitha nënat gji-dhënëse se qumështi i gjirit është i pazavendësueshëm, që ato të vazhdojnë ta ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri deri në gjashtë mujorin e parë, sepse përfitimet do të jenë sikurse për bebën, ashtu edhe për nënën”, ka thënë tutje ajo.

Rëndësia e të ushqyerit me qumsht gjiri

Sipas specialistes Ahmeti – Ibrahimi, të ushqyerit me qumësht gjiri i ofron të gjitha materiet ushqyese të domosdoshme për foshnjën.

“Të ushqyerit me qumësht gjiri i ofron të gjitha materiet ushqyese të domosdoshme për foshnjën, andaj sipas strategjisë globale, sipas UNICEF dhe Organiztës Botërore të Shëndetësisë, të gjitha nënat duhet të fillojnë ushqimin me qumësht gjiri menjëherë pas lindjes, në gjysmë orën e parë dhe të vazhdojnë deri në gjashtë muaj pa i dhënë asgjë tjetër. Duhet të bëhet një ushqyerje, ekzkluzivisht me qumësht gjiri, dhe vitamina të cilat janë të përshkruara nga mjeku. Në gjashtë mujorin e parë fëmijën duhet ta ushqejmë vetëm më qumësht gjiri, madje as me uj sepse qumështi i gjirit të gjitha në vete”, ka thënë ajo.

Nga të ushqyerit me qumësht gjiri, sipas saj përfitojnë foshnja, prindërit, familja dhe komuniteti.

“Nëse një foshnje ushqehet me gjakun e bardhë, sidomos gjashtë muajt e parë të lindjes, do të gëzojë një shëndet më të mirë, do të ketë një peshë më ideale, do të sëmuret më pak, por edhe në rastet kur sëmureht, foshnja do të këndellet më shpejtë. Përparësi e të ushqyerit është edhe se qumështi i gjirit nuk kushton, ëshë i gatshëm, nuk ka nevojë të nxehet”, ka thënë tutje ajo, duke theksuar edhe për përfitimet e nënës së foshnjës.

“Një nënë ka shumë benefite, ka shumë përparësi. Ndër to është se nëna e cila e ushqen foshnjës me qumësht gjiri, shumë më shpejt do ta marrë vetën pas lindjes, nëse e vendos menjëherë në gjysmë orën e parë, për shkak se benefiti i vendosjes së foshnjës për ta ushqyer në gjysmë orën e parë është se nëna krijon një lidhje emocionale dhe e ruan temperaturën trupore”, ka theksuar ajo.

Qumështi i gjirit i cili jepet në gjysmë orën e parë të foshnjës pas lindjes, sipas specialistes njihet si qumështi kulloshtra, e cila është me materie ushqyese shumë më të mëdha sesa qumështi që prodhohet në vazhdimësi.

“Qumështi i parë, apo kulloshtra, e ndihmon nënën që të stabilizohet nga lindja dhe poashtu edhe mitra, t’i ndalet gjakëderdhja, të ketë më pak anemi”, ka thënë ajo.

Dhënia e qumështit të gjirit e ndihmon edhe komunitetin, ku sipas Ahmeti – Ibrahimit një nënë e cila e ushqen foshnjës me qumësht gjiri, në bazë të ligjit, nëna edhe nëse është e punësuar ka mundësi ta shfrytëzojë të drejtën për ta ushqyer foshnjën e saj.

“Në bazë të ligjit, nëna e cila është e punësuar dhe e cila e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, ka mundësi ta shfrytëzojë këtë të drejtë. Këto janë disa nga kriteret të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka hartuar vetëm për ta mbështetur të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri”, ka thënë ajo.

Shpesh herë gjatë vizitave mjekësore, sipas Ahmeti – Ibrahimit, nënat pyesin se nëse kanë të drejtë ta ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri edhe nëse janë të sëmura me grip apo ndonjë infeksion të mundshëm.

Ajo thotë se të gjitha nënat, pavarësisht çfaredo lloj infeksioni që kanë, ato nëse janë të gatshme mund ta ushqejnë foshnjën me qumsht gjiri.

“Pavarësisht infeksioneve që nënat mund të kenë, ato nëse janë të gatshme mund ta ushqejnë me qumësht gjiri foshnjën e tyre, për arsye se qumështi i gjirit përmbanë një numër të madh të leukocideve, të cilat e mbrojnë edhe nënën dhe foshnjën nga infeksioni”, ka thënë tutje ajo.

Ahmeti – Ibrahimi u ofron disa rekomandime për të gjitha nënave të reja të cilat janë  gji-dhënëse.

“Të gjitha nënat e reja të fillojnë ushqyerjen me qumësht gjiri, menjëherë pas lindjes në gjysmë orën e parë, të vazhdojnë ushqimin me qumësht gjiri gjashtë muajt e parë dhe të mos i jepet asgjë tjetër foshnjës, përvec barnave mjekësore të cilat janë me indikacione të qarta të përshkruara nga mjeku, të vazhdojnë të ushqyerit me gji deri në 2 vjet e tutje, mirëpo pas muajt të gjashtë  krahas ushqimit me qumësht gjiri, t’i jepet foshnjës edhe ushqim plotësues apo familjar” ka përfunduar ajo, duke iu bërë thirrje të gjitha nënave, që së bashku me partnerët e tyre të shkojnë në QKMF dhe të marrin informata bazike lidhur me rëndësinë e patjetërsueshme të qumështit të gjirit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s

Ligat tjera
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson

Boks
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
Kalo në kategori